Ultimatumi i SHBA-së ndaj Rusisë, Britania ka një propozim të ri, ja çfarë sugjeron

Data

Mbretëria e Bashkuar u kërkoi aleatëve të Ukrainës të nisin një “fushatë 50-ditore” për të rritur ndihmën ushtarake për vendin dhe për të nxitur Rusinë të negociojë një armëpushim para përfundimit të një ultimatumi të dhënë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.Javën e kaluar, Trump i dha Presidentit rus Vladimir Putin 50 ditë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, nën kërcënimin e sanksioneve të ashpra, dhe njoftoi armatosjen masive të Ukrainës përmes NATO-s. Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, vlerësoi të hënën, në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, se ky ultimatum është “mundësia maksimale”. Grupi i kontaktit bashkon rreth pesëdhjetë vende që ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Kryesohet nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

“Ne duhet të intensifikojmë veprimet tona me një fushatë 50-ditore për të armatosur Ukrainën në fushën e betejës dhe për të kontribuar në detyrimin e Putinit në tryezën e negociatave”, tha ministri në një takim të mbajtur nëpërmjet video-lidhjes.  Ai tha se Londra dhe Berlini kishin rënë dakord të furnizonin së bashku Ukrainën me raketa mbrojtëse ajrore. Homologu i tij gjerman, Boris Pistorius , tha se të dy vendet do të siguronin 200,000 predha për tanket Gepard të përdorura nga ushtria ukrainase. Mbretëria e Bashkuar i ka dërguar Ukrainës raketa dhe predha kundërajrore me vlerë 173.2 milionë euro në dy muajt e fundit, sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes. Ajo premtoi gjithashtu të zhbllokojë 808.2 milionë euro këtë vit për blerjen e municioneve për Ukrainën dhe dërgesa të reja të dronëve. Në gjashtë muajt e fundit, Kievi mori pothuajse 50,000 dronë, dhe 20,000 do të dorëzohen nga një koalicion vendesh të udhëhequra nga Britania e Madhe dhe Letonia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related