Pas letrës publike, Balla i përgjigjet Bardhit: Sherret me gratë s’i përballoj dot, ruaju kur të mbron Saliu, jo kur…

Data

Ne vijim te nje video-komenti te Sokol Balles ne emisionin e tij Real Story ku aludohej figurativisht se Gazmend Baardhi mund te kete fatin e Vis Martinit apo Ervin Salianjit, zoti Bardhi ka publikuar nje leter publike ku ankohet ndaj asaj qe ai e quan kercenim nga ana e gazetarit Balla. Nuk ka vonuar pergjigja e Sokol Balles nga paneli i Real Story ne ora 20. Ja çfare thote Sokol Balla:

Zoti Gaz Bardhi ka tentuar sot te me terheqe ne nje sherr grash, pasi sipas tij une e paskam kercenuar mbreme. Ai thote se ka pare nje videon time mbreme vone, por si duket emocionet qe e kane kapur kur me ka pare, e kane bere ta lexoje lopthi editorialin tim, sikur une, sipas tij, e paralajmeroja se ai do kishte fundin e Ervin Salianjit apo Vis Martinit.

Ne fakt une nuk e di fatin e ketij te fundit, ndoshta Gazi e di me mire. Une nuk kam pasur kurre kontakte me boten e erret, ndersa Gaz Bardhi kaperceu mbi kufomen ende te ngrohte te Pjerin Xhuvanit ne prill 2021, te vrare nga dikush qe doli nga makina e tij. Ndersa kur fola per karmen, ndoshta me duhet ta risqaroj Gazin, se mos e ka lexuar gabim. E kisha per karmen gaz, per karmen. Per ate qe te keshilluan edhe shoket e tu qe ke ne Spak: mos dil e thuaj rrena, sepse pastaj do biesh vete viktime e tyre. Siç edhe re. Dhe e ndjeve ne kurriz çdo te thote te te akuzojnè per nje gje te paqene. Kjo, eshte karma e genjeshtrave.

Genjeshtra qe ti para pak ditesh i the serish ne Kuvend per nje drejtor policie. Por shoket e tu ne Spak, vecanerisht ai qe te jep komunikimet ne Encrochat, duhet edhe te te keshillojne qe te mos i keqperdoresh, nje here kunder Nokes, nje here kunder Berishes dhe sot kunder Olsit. Ne fakt ai prokurori i Spak s’duhet ta bente fare kete, pasi ai e di shume mire qe emailet, celularet edhe ata me aplikacione sekrete, atij i pergjohen se e ka dhene veten lejen per kete. Po me te do merret ligji. Ndersa me ty, sonte do merrem une, meqe degjova se ke angazhuar nje parti te tere kunder nje individi te vetem.

Ne tjerrjen tende te gjate, ne thelb me quaje se lehja kunder jush. Ne fakt, ajo qe ti i quan lehje, jane qendrime te shumices se shqiptareve, dhe te nderkombetareve ndaj menyres sesi pd ben opozite. Deri nje vit me pare edhe ti lehje bashke me mua, por ndryshe nga mua, ti i numeroje Flamur Nokes vilat ne Lalz, Doktorin e quaje babai i Zenit, vete Zenit i numeroje te vraret ne Gerdec. Kurse une isha dhe jam shume me i rezervuar sesa ti ne kritikat ndaj doktorit, kjo sepse Gazi, pavaresisht se mund te jem nga me kritiket ndaj Sali Berishes prej dy dekadash, si gazetar i referohem vetem fakteve, ndersa si qytetar respektoj ca kode. Sepse edhe lufta ka rregulla dhe luften zakonisht e bejne burrat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related