“E drejta triumfon gjithmonë”/ Kalaja paralajmëron prova të reja për Irena Gjokën pas vendimit të GJKKO: SPAK u rrëzua

Data

Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të GJKKO për të rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kalaja e cilësoi vendimin si një fitore të së drejtës dhe të së vërtetës, ndërsa paralajmëroi publikimin e provave të reja në vijim.

“Sot, pas një beteje të gjatë me Irenën me 5 mbiemra, 4 pasaporta dhe 2 datëlindje, por edhe me mafian të instaluar në Sistemin e Drejtësisë, GJKKO më/na dha të drejtë, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e kësaj çështje”, shkroi Kalaja.

Sipas saj, gjykata jo vetëm rrëzoi kërkesën e prokurorisë, por caktoi edhe mbi 20 detyra hetimore që duhet të kryhen nga SPAK, bazuar në pretendimet e paraqitura prej saj në seancën e 21 prillit 2026.

“E drejta dhe e vërteta triumfon gjithmonë. Deri në fund. Së shpejti, me prova rrëqethëse për këtë mafioze dhe ata që e kanë mbrojtur”, përfundon reagimi i avokates.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related