Reforma Territoriale, Mazniku: Po shqyrtohen ndryshime edhe për Tiranën

Data

Kryeqyteti pritet të jetë pjesë e diskutimeve në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale, me propozime që synojnë rishikimin e modelit të qeverisjes vendore për Tiranën.

Bashkëkryetari socialist i komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, deklaroi se procesi përfshin një rivlerësim të organizimit aktual të kryeqytetit dhe të kompetencave të tij.

Sipas Maznikut, një nga çështjet që po shqyrtohet është përfshirja në administrimin e Bashkisë Tiranë e funksioneve që lidhen me zonën e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke argumentuar se aeroporti i shërben kryesisht kryeqytetit dhe zonës përreth.

Ai bëri të ditur se kjo është një nga alternativat që po vlerësohet në kuadër të reformës dhe se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Mazniku shtoi gjithashtu se po shqyrtohet mundësia që, në vend të hartimit të një ligji të veçantë për Tiranën, të përfshihet një kapitull i posaçëm për kryeqytetin në ligjin për pushtetin vendor.

Sipas tij, ky kapitull do të mund të përcaktojë rregulla dhe kompetenca specifike për administrimin e Tiranës, duke marrë parasysh rolin dhe karakteristikat e saj si kryeqytet.

Propozimet janë pjesë e diskutimeve të Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale dhe pritet të trajtohen në fazat e mëtejshme të procesit konsultues përpara se të marrin formë përfundimtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related