DW: Qendrat për emigrantët në Shqipëri s’duhet të ekzistonin

Data

Pavarësisht se disa gjykata italiane – së pari ajo e Romës dhe së fundi e Katanias – po e “rrëzojnë” marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, kryeministrja italiane e së djathtës, Giorgia Meloni, duket këmbëngulëse për ta çuar atë përpara. Përmes një dekreti të pak ditëve më parë, Meloni projektoi ligjin më të ri të qeverisë italiane, i cili i “jep dorë të lirë” kësaj të fundit, që të konsiderojë vende të sigurta origjine të gjitha shtetet nga vijnë emigrantët e paligjshëm.

Marrëveshja pati shumë zëra kundër që pas çasteve të zyrtarizimit të saj në Romë, ku kryeministrja italiane dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, firmosën të buzëqeshur marrëveshjen dhe u shprehën më optimistë se kurrë për fqinjësinë e mirë ndër shekuj mes dy vendeve.

Organizatat më të mëdha në Evropë dhe botë, që merren me mbrotjen e të drejtave të emigrantëve, vijojnë të jenë kundër marrëveshjes dhe qendrave të ngritura në Shqipëri, aty ku do të përpunohen kërkesat e azilit për emigrantët meshkuj që vijnë kryesisht nga Mesdheu.

Flaminia Delle Cese, këshilltare ligjore pranë International Rescue Committee (IRC) për Italinë, thotë për Deutsche Welle se “vendimet e gjykatave italiane konfirmuan atë që IRC e thotë prej muajsh: qendrat italiane të ndalimit në Shqipëri nuk duhet të ekzistojnë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related