Një përgjigje për ‘mikun’ e Ramës, që nuk kupton pse ikin shqiptarët!

Data

Në kulmin e parodisë bajate të propagandës  së kryeministrit, ku Shqipëria na qenkërka parajsa “që kërkojnë të gjithë për të jetuar”, në lëtyrën mediatike të radhës që ai quan “podcast” solli shembullin e  një ndërkombëtari miku të tij, që nuk e kuptonte se përse ikin shqiptarët. E vërtetë ose jo pak rëndësi ka, por sipas kryeministrit ky “ndërkombëtari” i paskërkësh thënë udhëheqësit tonë se ka vendosur që të shpërngulet në Shqipëri, megjithëse i paska mundësitë për të jetuar në çdo vend të botës që dëshironte. Dhe se shqiptarët nuk e vlerësojnë këtë mrekullinë ekonomike me çmime të ulta dhe ushqime të mira që paskemi këtu. Kjo histori e Ramës në fakt, të kujton atë parodinë e Shkodrës të dyshes së mrekullueshme Zyliha Miloti dhe Zef Deda, me atë “shokun miku” e specilizimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related