Policia procedon penalisht 7 persona pas incidenteve në Universitetin Politeknik gjatë protestës

Data

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht shtatë persona në lidhje me incidentet e regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, personat në fjalë dyshohen se gjatë protestës kanë hyrë në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe kanë shkaktuar dëmtime materiale në dyer dhe xhama të godinës.

Ndaj tyre është nisur procedim penal për veprën penale të shkatërrimit të pronës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related