Stafi i Kamala Harris fajëson presidentin Joe Biden për humbjen në zgjedhje

Data

Kandidatja demokrate Kamala Harris humbi zgjedhjet presidenciale në SHBA përballë kandidatit republikan Donald Trump, ku ky i fundit shënoi një rikthim të jashtëzakonshëm, duke fituar si me vota elekorale, po ashtu edhe me votë popullore

Ndërkohë Harris, e cila aktualisht mban postin e zëvendëspresidentes së SHBA, ka pranuar zyrtarisht humbjen dhe ka uruar presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për fitoren e tij.

CNN shkruan se Harris e ka telefonuar Trumpin për ta përgëzuar për fitoren, duke i shprehur urimet e saj dhe duke diskutuar rëndësinë e një kalimi paqësor të pushtetit dhe të një udhëheqësi që punon për të gjithë amerikanët.

Një burim i CNN tha se biseda ka pasur një ton konstruktiv dhe të qetë, ku zëvendëspresidentja theksoi domosdoshmërinë që çdo ndryshim pushteti të bëhet në mënyrë paqësore, siç kërkohet nga tradita demokratike e SHBA-ve.

Ndërkohë, sipas CNN, stafi i Harris fajëson presidentin aktual të SHBA-së Joe Biden për humbjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related