Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te situata e mazhorancës socialiste dhe raporti i saj me SPAK-un.
I ftuar në një studio televizive, Shkullaku u shpreh se, megjithëse kryeministri Edi Rama disponon mazhorancën më të madhe që ka pasur ndonjëherë, me 85 mandate, ai ndodhet në një situatë të vështirë politike prej disa muajsh.
Sipas tij, tensionet rreth çështjes së Belinda Ballukut dhe përplasjet me SPAK-un kanë krijuar një klimë pasigurie për qeverinë. Shkullaku shtoi se diskutohet edhe për ndërhyrje në Kushtetutë dhe në Kodin e Procedurës Penale, çka – sipas tij – tregon një përballje të fortë mes pushtetit politik dhe institucioneve të drejtësisë.
Ai e cilësoi kërkesën e SPAK për arrest ndaj Ballukut si një goditje që prek drejtpërdrejt kryeministrin, duke përmendur gjithashtu edhe çështjen e AKSHI-t si një tjetër zhvillim që, sipas tij, rëndon pozitat e qeverisë.
