Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u paraqit mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Këlliçi është thirrur nga një prokuror për një çështje periferike, e cila nuk lidhet me procesin zgjedhor dhe as me hetime që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Deputeti ka sqaruar se paraqitja e tij në SPAK është bërë në kuadër të bashkëpunimit me drejtësinë dhe se nuk ka asnjë procedim penal ndaj tij.
Këlliçi është paraqitur edhe më herët në SPAK, kryesisht në lidhje me kallëzime dhe denoncime që ai vetë ka depozituar për çështje që lidhen me abuzime në administratën publike.
