Gazetari, Isa Myzyraj i ftuar në një emision televiziv u shpreh se gjatë kontrolleve tek banesa tek biznesi ‘’Harabel’’ i Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt janë gjetur një sërë dokumentesh që kanë lidhje me procedimin penal që është kryer ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.
Myzyraj: Ditën e sotme ne kishim informacion se ishte kontrolluar një banesë tek zyrat e ‘’Harabelit’’.
Pra për ta kujtuar që ‘’Harabeli’’ ndodhet në katin e 10-të, të kësaj kulle dhe banesa tanimë është në katin e 11-të.
