Zbulohen detaje nga operacioni kundër “El Mencho” në Meksika

Data

Autoritetet meksikane kanë zbuluar detaje të reja nga operacioni që çoi në vrasjen e Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, lider i kartelit Cartel Jalisco Nueva Generacion (CJNG).

Sipas zyrtarëve të sigurisë, forcat speciale arritën të lokalizonin vendndodhjen e tij duke gjurmuar partneren e tij, e cila u ndoq deri në një strehë të sigurt në një zonë malore në shtetin Jalisco. Operacioni u zhvillua me mbështetje të inteligjencës dhe përfundoi me përplasje të armatosura mes ushtrisë dhe anëtarëve të kartelit.

Bilanci paraprak flet për të paktën 74 viktima në valën e dhunës që pasoi operacionin, përfshirë civilë dhe pjesëtarë të forcave të rendit. Mes të vrarëve raportohen 17 agjentë të sigurisë, ndërsa dhjetëra persona të tjerë janë arrestuar për përfshirje në trazira, zjarrvënie dhe plaçkitje.

Pas ndërhyrjes, grupe të armatosura të kartelit reaguan me bllokime rrugësh, djegie automjetesh dhe sulme në disa zona të Meksikës perëndimore, duke paralizuar përkohësisht qytete të tëra dhe duke shtuar shqetësimet për sigurinë publike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related