Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbajtur ditën e djeshme fjalën e saj në një event me partinë e saj, “Vëllezërit e Italisë” në Atreju. Meloni gjatë fjalës së saj foli edhe për kampet e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin ndërsa theksoi se nuk do të ketë asnjë hap pas në lidhje me këtë çështje. Ajo u shpreh se qendrat e emigrantëve do të funksionojnë edhe sikur ti duhet asaj të merret me të çdo natë. Meloni shtoi se ajo do të luftojë mafian dhe kërkon ndihmën e shtetit italian. Sipas saj ajo nuk është armike por një njeri i ndershëm.
“Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse më kërkon të merrem me të, çdo natë, që tani deri në fund të mandatit tonë qeverisës. Sepse dua të luftoj mafian dhe i kërkoj të gjithë shtetit italian, nga njerëzit e denjë, të më ndihmojë ta luftoj atë. Unë nuk jam armike, jam njeri i ndershëm”, nënvizoi kryeministrja italiane. Ajo shprehet se ka vullnetin ta luftojë mafian, më shumë se kushdo tjetër që përpiqet ta afrojë atë me kriminelët në këtë marrëveshje, që sipas saj është një shkollë. “Pika qendrore është parandalimi i rreziqeve, protokolli ynë me Shqipërinë është gjëja që i frikëson më shumë trafikantët. Nëse ne e ndalojmë, kjo do të jetë favori më i madh që mund të bëjmë për këta kriminelë,” shtoi Meloni.
