“U paguan 650 mln euro fonde publike pa garë!”, PD: Shkelje me prokurimet, në 2023 dështuan 24% e procedurave, ja…

Data

Pas investigimit të emisionit “Vetting”, ku u bënë publike shkeljet dhe abuzimet me Prokurimet Publike, Partia Demokratike ka reaguar, duke u shprehur se 650 milionë euro fonde publike ndodhen në dorë të një grupi kompanish në vend. Në një deklaratë për mediat këtë fundjavë, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se KLSH-ja ka identifikuar dëmin prej 2 miliard e 550 milion euro shkaktuar nga shkeljet gjatë procesit të prokurimit vetëm për 4 vitet e fundit , ‘shifër kjo që do të dalë nga xhepat e shqiptarëve të thjeshtë.’

“Sipas analizës së emisionit investigativ “Vetting” në bashkëpunim me Open Procurement dhe ekspertë të fushës, procedurat me vlerën më të madhe monetare për periudhën 2020-2023 në shumicën prej tyre janë kryer pa garë, pasi kompanitë ofertuese janë skualifikuar ose ka pasur pjesëmarrëse vetëm një ofertues duke monopolizuar fondet publike, tek një grusht kompanish dhe duke lënë jashtë procesit të prokurimit shumicën e operatorëve të tregut e aq më shumë kompanitë e huaja”, thuhet ne reagimin e Vangjelit. Referuar investigimit, PD thotë se nga të dhënat e përpunuara nga “Open Data Albania”, rezulton se vlera totale e tenderëve me flamur të kuq është 72,3 miliardë lekë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related