KQZ nuk certifikon Listën Serbe, Spahiu: Gabim politik, dëmtohen interesat e Kosovës

Data

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Nexhmedin Spahiu, profesor i Shkencave Politike, i ftuar në një intervistë televizive, ai tha se e vlerëson këtë akt si një gabim politik të KQZ dhe lojë e Lëvizjes Vetëvendosja para zgjedhjeve.

“Mendoj se ky ka qenë gabimi madh politik i KQZ, i pari i dy anëtarëve të VV të cilët kanë votuar kundër por edhe i të shtatë anëtarëve te tjerë të cilët kanë abstenuar duke mos marrë pjesë votim.

Është gabim i madh dhe jep një mesazh të keq pasi Lista Serbe duhet të jetë riregjistruar pasi ajo është partia më e madhe dhe më e fortë tek komuniteti serb në Kosovë.

Mendoj se kjo është lojë e Vetëvendosjes para zgjedhjeve por shpresoj se organet e tjera këtë procedurë pas ankimimit, ta rregullojnë. Është e dëmshme për komunitetin serb në Kosovë por dhe për shoqërinë kosovare në tërësi.”

Për analistin Spahiu, ky është një veprim populist i Vetëvendosjes, në prag të zgjedhjeve dhe si i tillë dëmton rëndë interesat e Kosovës.

“Votimi kundërt i VV dhe shtatë të tjerë bëri që ky vendim të dëmtojë shumë rëndshëm interesat e Kosovës pse e ka bërë VV këtë gjë, arsyet mund të jenë populiste, që në prag të zgjedhjeve duan ta dëmtojnë s amë jashtë Serbinë dhe ndikimin e saj në Kosovë, ndërsa partitë tjerë politike nuk kanë marrë guximin që të kundërshtojnë këtë vendim.

I bëj thirrje KQZ-së që të përmirësojë atë gabim, meqë do të ketë edhe shkallë të tjera të ankimimit nga ana e Listës Serbe.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related