Agjencia për Efiçensën dhe Energjinë nuk është treguar aspak efiçente për menaxhimin e fondeve publike.
Të paktën 15 procedura tenderuese me vlerë më të lartë të zhvilluar nga ky institucion, për një total prej 617 milionë lekë të reja ose mbi 6 milionë euro, rezultojnë me probleme të theksuara.

Këto shkelje janë identifikuar nga një audit i zhvilluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për veprimtarinë financiare të Agjencisë së Efiçenës dhe Energjisë për periudhën 2019-2023, kohë kur është drejtuar fillimisht nga Eltar Deda dhe më tej nga Ani Hasa.
