A bleu Rama ndikim përmes Mogherinit? Kontrasti midis hetimeve në Belgjikë dhe 17 milionë eurove të kampusit në Tiranë ndez debatin

Data

Ndërsa autoritetet belge po hetojnë Federica Mogherinin për mashtrim, korrupsion dhe pabarazi në tendera, në Shqipëri po rikthehet në vëmendje lidhja e saj e ngushtë me kryeministrin Edi Rama dhe projektet me kosto të lartë që u realizuan pas mbërritjes së Kolegjit të Europës në Tiranë.

Në Belgjikë, hetimet lidhen me blerjen e një godine 3.2 milionë euro nga Kolegji i Europës, ndërsa në Shqipëri kostoja e kampusit të këtij institucioni arriti në 17 milionë euro, vetëm për lotin e parë të ndërtimit – shumë herë më e lartë se ajo që është objekt i hetimeve në Bruksel.

Qeveria shqiptare dhe institucionet “në rresht” për projektin e Mogherinit

Marrëveshja për hapjen e kampusit në Tiranë u firmos nga Federica Mogherini dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa akti zyrtar për ndërtimin e godinës u nënshkrua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Pas këtyre marrëveshjeve, institucionet shqiptare përshpejtuan procedurat për t’i hapur rrugën projektit që u financua nga buxheti i shtetit me 17 milionë euro për periudhën 2024–2026.

Në të njëjtën kohë, Mogherini shfaqej shpesh në Tiranë, në rolin e mbështetëses së qeverisë Rama dhe si figurë e afërt me kryeministrin.

Hetimet në Bruksel sjellin jehonë në Tiranë

Ndërsa Mogherini ndodhet e ndaluar në Belgjikë, për të njëjtat akuza që lidhen me pabarazi në tendera dhe favorizime, krahasimi me projektin shumë më të shtrenjtë në Shqipëri po ngjall reagime të forta. Syri TV pyet:

A është përdorur influenca e saj në Shqipëri në të njëjtën mënyrë si në Belgjikë? Dhe a është blerë kjo influencë me fonde publike?

Rama e quajti Mogherinin të denjë për pasaportë shqiptare

Miqësia politike mes Ramës dhe Mogherinit është shfaqur publikisht për vite me radhë. Kryeministri madje deklaroi se ajo i plotëson të gjitha kriteret për të qenë jo vetëm bashkëpunëtore e tij, por edhe “shtetase shqiptare”.

Por ndërsa në Tiranë institucionet shqiptare shpenzuan miliona euro për projektin që Mogherini drejtonte, sot në Bruksel diplomatja italiane përballet me akuza të rënda.

Një paralele e fortë: Veliaj në qeli, Mogherini nën hetim, Rama në sulm

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg për abuzime me tendera dhe favorizime klienteliste, ndërsa Mogherini – e cila firmosi projektin e Kolegjit në Shqipëri – po hetohet për të njëjtat akuza në nivel europian.

Ndërkohë, kryeministri Rama akuzohet nga opozita dhe media se po mbron bashkëpunëtorët e tij të përfshirë në skandale të mëdha korruptive.

Mbetet për t’u parë nëse hetimet në Belgjikë do të hedhin dritë edhe mbi projektin shumë më të kushtueshëm të Kolegjit të Europës në Tiranë dhe marrëdhëniet e ngushta politike që e shoqëruan.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related