Apartament me qira për prostitucion në Shkëmbin e Kavajës, arrestohen dy shtetase kolumbiane! Procedohet edhe një klient 22-vjeçar

Data

Policia e Durrësit ka finalizuar fazën e 11-të të operacionit policor të koduar “STORM”, duke goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Në pranga janë vënë dy shtetase nga Kolumbia, L. S., 26 vjeçe dhe M. P., 26 vjeçe, të cilat akuzohen për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Sipas hetimeve, ato kishin marrë me qira një apartament në këtë zonë dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm.

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas shqiptar, E. M., 22 vjeç, banues në Burrel, i dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”, në cilësinë e klientit.

Gjatë kontrollit në apartament, në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi:

  • dy pasaporta të shtetaseve të huaja,
  • shuma parash në lekë dhe në valutë,
  • 3 aparate celularë,
  • një bllok shënimesh,
  • disa karta SIM.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi është ndjekur për disa javë me metoda speciale nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

“Rezultoi se shtetaset kishin marrë me qira një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit”, bën me dije policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related