Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Balliu: Rikthehet në detyrë për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së ndaj Belinda Ballukut, duke e cilësuar rikthimin e saj në detyrë si një hap që, sipas tij, i hap rrugë vijimit të aferave korruptive.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, Balliu akuzon zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë se po rikthehet në detyrë për të vazhduar abuzimet me fondet publike, ndërsa përdor një gjuhë të fortë politike ndaj qeverisë.

“Kthehet Bela për të vazhduar aferat me Ramën. Patronazhistët hedhin fishekzjarre, mbase nga ‘gëzimi’, sepse rikthehet skema e vjedhjes së popullit më të varfër në Europë”, shkruan deputeti demokrat.

Sipas Balliut, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me mbrojtjen politike të pushtetit, ndërsa akuzon qeverinë se përdor propagandën për të larguar vëmendjen nga çështjet e korrupsionit.

“Ndërkohë që qeveria merret me sulme ndaj opozitës, super-hajdutja e kryehajdutit rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve. Qeveria financon propagandën dhe sulmet politike ndaj opozitës vetëm për të mbuluar vjedhjet e saj ndaj shqiptarëve”, vijon Balliu.

Belinda Balluku është aktualisht e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka pezulluar përkohësisht masën e pezullimit nga detyra të vendosur nga GJKKO, deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related