Si pasojë e aksidentit të rëndë në aksin “Bilisht – Korçë” pranë fshatit Belorta, ku automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Elvis Mizaku, rreth 36 vjeç, ka humbur jetën ky i fundit dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”.

Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai”, cili nuk ka probleme po kryhen veprimet e mëtejshme proceduariale.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa shoferi i shoqëruar në polici ka rezultuar negativ në testin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion shtesë
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari Elvis Mizaku, dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit
