AAPSK rrit me 31% të ardhurat në 3-mujorin e parë 2026

Data

AAPSK ka shënuar një rritje prej 31% të të ardhurave nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara gjatë tremujorit të parë të vitit 2026.

Të ardhurat arritën në 64.6 milionë lekë, nga 49.2 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke reflektuar një performancë më të mirë në menaxhimin e aseteve.

Sipas të dhënave, trendi ka qenë në rritje gjatë gjithë periudhës janar–mars, me muajin mars që regjistroi nivelin më të lartë të të ardhurave.

Rritja lidhet me zgjerimin e kontratave të qirasë, forcimin e kontrollit dhe monitorimit të pasurive, si dhe përmirësimin e efikasitetit në administrim.

Këto të ardhura vijnë vetëm nga qiradhënia e pasurive, pa përfshirë të ardhurat nga ankandet apo interesat bankare, ndërsa agjencia synon të vijojë rritjen edhe në pjesën e mbetur të vitit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related