Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, lidhur me projektin e Portit të Durrësit.
Nga Durrësi, Berisha deklaroi se tenderi për këtë projekt është i ngjashëm me atë të Tunelit të Llogarasë, duke e cilësuar si një aferë korruptive.
Ai pretendoi se Balluku ka rol kyç në këto procese, duke e akuzuar për ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje dhe për lidhje me praktika që, sipas tij, dëmtojnë interesin publik.
Sipas Berishës, ndërhyrja e partnerëve ndërkombëtarë ka qenë vendimtare për anulimin e një tenderi që ai e cilësoi si “megakorruptiv”.
Deklaratat vijnë në kuadër të debatit politik mbi projektet e mëdha infrastrukturore dhe menaxhimin e pasurive publike në vend.
