Sali Berisha: Afera e Portit të Durrësit, korrupsioni më i madh

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për projektin e Portit të Durrësit, duke e cilësuar atë si një nga aferat më të mëdha korruptive në Europë.

Gjatë një tryeze diskutimi, Berisha deklaroi se kjo çështje lidhet me përvetësimin e një prej pasurive më të mëdha publike në vend, duke vlerësuar portin me një vlerë që shkon deri në 4 miliardë euro.

Ai theksoi se porti ka rëndësi strategjike për ekonominë dhe lidhjen e Shqipërisë me Perëndimin, ndërsa shtoi se ndërhyrjet e bëra ndër vite kanë cenuar interesin publik.

Berisha ngriti gjithashtu akuza konkrete për portin e peshkimit, duke pretenduar se ai është marrë nga individë me të kaluar kriminale, duke e cilësuar këtë si shembull të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të pasurive publike.

Sipas tij, projektet fillestare për zhvillimin e portit, përfshirë ndërtimin e një marine, kanë qenë të mirëpërcaktuara, por janë devijuar në mënyrë të dëmshme për interesin e qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related