Zhvleftësimi i lirës turke vazhdon! Ekonomistët: Shifrat zyrtare nuk janë të besueshme

Data

Zhvleftësimi i monedhës në Turqi po avancon – edhe pse jo me ritëm të lartë. Në korrik inflacioni, sipas të dhënave zyrtare, ishte 33,5 përqind. Ekonomistë të pavarur kanë dyshime ndaj të dhënave zyratre.

Në Turqi rritja e çmimeve për konsumatorët, sipas të dhënave zyrtare, është ngadalësuar. Në muajin korrik konsumatorëve të shërbimeve dhe mallrave u është dashur të paguajnë 33,52 më shumë krahasuar me një vit më parë, vë në dukje Enti i Statistikave në Turqi. Kjo ishte kuota më e ulët e rritjes së çmimeve që nga nëntori 2021. Në qershor kuota e rritjes së çmimeve ishte 35,05 përqind. Nga qershori në korrik çmimet ranë me 2,06 përqind. Shtrenjtimi mujor u ndikua nga rritja e çmimeve për banimin me 5,78 përqind si dhe për pijet alkohoolike dhe duhanin me 5,69 përqind.

Që prej pesë vjetësh kuota e inflacionit në Turqi është dyshifrore

Kuota zyrtare është që prej pesë vjetësh dyshifrore. Në fund të vitit 2022 u arrit kuota më e lartë me 85 përqind. Ekonomistët megjithatë kanë dyshim për të dhënat e publikuara zyrtarisht. Grupi studimor Enag llogarit që kuota e inflacionit në korrik ka qenë 65,1 përqind. Banka Qendrore turke së fundi ka parashikuar një përshpejtim të përkohshëm mujor të inflacionit për shkak të rritjes së taksave për karburantin dhe duhanin si çmimeve të larta të energjisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related