Konflikt për pronësinë në Pukë, arrestohen tre persona dhe procedohen dy të tjerë

Data

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pas një konflikti për motive pronësie mes dy familjeve në fshatin Dedaj, në Pukë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasit me iniciale I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç dhe G. I., 34 vjeç. Ndërkohë, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale P. I., 60 vjeç dhe F. I., 43 vjeçe.

Sipas Policisë, palët janë konfliktuar mbrëmjen e së hënës për motive pronësie, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe, sipas autoriteteve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar sendet që dyshohet se janë përdorur gjatë konfliktit në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e veprimeve hetimore.

Sqarim: Hetimet janë në vijim. Rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësia penale e personave të përfshirë do të përcaktohen nga organet kompetente, ndërsa të proceduarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related