- Dy drejtues mjetesh janë proceduar penalisht pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”.
Sipas njoftimit të policisë, automjetet që drejtoheshin nga shtetasit B. Zh., 42 vjeç, dhe F. E., 37 vjeç, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues B. Zh.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
