“Efekti i kri*eve zgjedhore do ndihet pas zgjedhjeve”,Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik, ka video

Data

Gazetari Artan Hoxha është shprehur ditën e sotme se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vijuar edhe gjatë këtij procesi që po zhvillohet, por ndodh në mënyrë të kamufluar dhe efekti ndihet pas zgjedhjeve.

Hoxha u shpreh në se SPAK nuk e arriti të përmbushte misionin që pretendoi lidhur me parandalimin e krimeve zgjedhore. Gjithashtu i cilësoi takimet e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Shkodër dhe Lezhë si të zhvilluara vetëm për shfaqje mediatike. Hoxha tregoi rastin e marrjes peng të një përfaqësuesi të një force politike nga anëtarë të një tjetër force në mes të ditës, gjë që shtoi se nuk është bërë mediatike.

ProfitSence Logo

“Një mbështetës i opozitës është marrë peng nga njerëzit e një kandidati të mazhorancës, është marrë peng në qytetin X, është e filmuar, dhe e kanë lëshuar në Rrugën e Kombit. E kanë futur në bagazh dhe e kanë çuar atje se sipas llogarive te tyre ky njeri me fushatën që po bënte po iu prishte punë. Dhe lirimi i pengut mesa di unë është bërë edhe me ndërhyrjen e policisë, madje oficerë të lartë të policisë dhe personat përgjegjës nuk janë arrestuar. Kjo ngjarje është ngjarje e freskët”, tha Hoxha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related