Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, shkëmben batuta me gazetarët para seancës

Data

Monika Kryemadhi mbërriti në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e shoqëruar nga avokati i saj, për seancën e radhës gjyqësore.

Para hyrjes në gjykatë, ajo shkëmbeu disa batuta me gazetarët lidhur me veshjen e saj. Duke iu referuar ngjyrës së këmishës që mbante veshur, Kryemadhi tha me humor: “Jemi të gjithë sot me salmon, ‘light salmon’.”

E pyetur për arsyen e zgjedhjes së kësaj ngjyre, ajo u përgjigj me buzëqeshje: “Ka omega 3, për jetëgjatësinë”, përpara se të hynte në ambientet e gjykatës.

Kryemadhi ndodhet në GJKKO në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj saj. Procesi vijon sipas procedurave të parashikuara nga ligji.

Sqarim: Procesi gjyqësor është në zhvillim. Të pandehurit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related