Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbajti fjalën e saj në foltoren e demokratëve përpara Kryeministrisë, ku deklaroi se PD ka rifituar mbështetjen më të fortë ndërkombëtare që ka pasur ndonjëherë, ndërsa bëri thirrje për rezistencë ndaj asaj që e cilësoi si diktaturë të kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e saj, Vokshi theksoi se propaganda e qeverisë nuk po arrin më të fshehë realitetin autokratik në Shqipëri, duke shtuar se shkeljet e demokracisë po denoncohen hapur në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare, nga Brukseli deri në Uashington.
Ajo përmendi zgjedhjen e Sali Berishës si zv.president i CDI-së, me votë unanime, gjatë asamblesë së mbajtur më 22 nëntor në Sao Paolo, duke theksuar se ky vlerësim erdhi për rolin e tij historik në rrëzimin e komunizmit, ndërtimin e institucioneve demokratike, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe angazhimin për integrimin europian.
Sipas Vokshit, në të njëjtën asamble u miratua edhe një rezolutë që i cilëson zgjedhjet e 11 majit si të palira dhe të pandershme, duke i quajtur farsë elektorale të shoqëruar me drejtësi selektive dhe keqpërdorim të liderëve të opozitës. Ajo shtoi se edhe Partia Popullore Europiane (PPE) e ka përfshirë Shqipërinë ndër prioritetet e saj politike.
Deputetja e PD-së bëri të ditur se është rizgjedhur për një mandat të dytë si zv.presidente e Forumit të Grave të PPE-së, duke theksuar se ky rol e obligon të jetë zëri i grave shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Vokshi deklaroi gjithashtu se në forume ndërkombëtare ka denoncuar përkeqësimin e situatës së medias në Shqipëri, presionet ndaj gazetarëve dhe mbylljen e disa mediave, përfshirë Agon Channel, Ora News, News 24 dhe Focus Media Group.
Ajo theksoi se më 10 dhjetor, Asambleja Politike e PPE-së miratoi një rezolutë për mbrojtjen e grave në jetën politike, duke e cilësuar kryeministrin Rama si dhunuesin më të madh verbal ndaj grave në jetën publike.
Në përmbyllje të fjalës së saj, Albana Vokshi u bëri thirrje qytetarëve që të mos dorëzohen dhe të marrin fatin e tyre në duart e tyre.
“Kemi sot mbështetjen që nuk e kemi pasur kurrë më parë. Tani është radha jonë të rezistojmë ndaj kësaj diktature. Ne nuk do të dorëzohemi”, deklaroi ajo.