Rama për protestat: Po përpiqemi të kuptojmë mesazhin e qytetarëve

Data

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria po përpiqet të kuptojë mesazhin që përcjellin protestat e zhvilluara në Tiranë, duke bërë dallim mes qytetarëve që protestojnë për shqetësime reale dhe pjesëmarrësve të tjerë.

Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Rama u shpreh se e konsideron të rëndësishme dëgjimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe theksoi se e drejta për të protestuar duhet të respektohet.

“Po përpiqemi të lexojmë mesazhin. Kush do të protestojë, le të protestojë, ndërsa kush dëshiron të mos marrë pjesë, është i lirë të zgjedhë”, u shpreh ai.

Kryeministri komentoi gjithashtu pjesëmarrjen në protesta të personave që, sipas tij, kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë, duke pretenduar se mes protestuesve kanë qenë edhe individë nga Prishtina dhe Tetova.

Në përfundim të deklaratës, Rama theksoi se, sipas tij, sovrani shprehet përmes procesit zgjedhor.

“Askush nga ne nuk është populli. Populli është ai që flet kur zhvillohen zgjedhjet”, deklaroi kryeministri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related