Rama mbron investimet në Zvërnec: Resortet e luksit krijojnë zhvillim ekonomik

Data

Kryeministri Edi Rama komentoi projektin e investimit në Zvërnec gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, duke mbrojtur rolin e investimeve të huaja në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas Ramës, patriotizmi nuk nënkupton refuzimin e investimeve të huaja, por krijimin e më shumë të ardhurave dhe mundësive ekonomike për Shqipërinë.

“Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat. Nuk duhet të mjaftohemi me atë që është arritur deri më sot. Na duhen më pak njerëz dhe më shumë të ardhura, si edhe infrastrukturë mikpritjeje e një niveli më të lartë”, u shpreh ai.

Kryeministri kritikoi gjithashtu kundërshtarët e projektit, duke deklaruar se, sipas tij, po përhapin pretendime të pabazuara për investimet turistike.

Ai theksoi se resortet e luksit nuk janë ndërtuar vetëm për vizitorët, por shërbejnë si investime që gjenerojnë aktivitet ekonomik, vende pune dhe rritje të të ardhurave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related