Rama komenton incidentet para Kuvendit: Dallon protestën paqësore nga aktet e dhunshme

Data

Kryeministri Edi Rama komentoi incidentet e ndodhura gjatë protestës para Kuvendi i Shqipërisë, ku pati hedhje vezësh ndaj automjeteve të deputetëve dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Rama bëri dallimin mes protestuesve që, sipas tij, ushtrojnë të drejtën për tubim në mënyrë paqësore dhe atyre që përfshihen në akte dhune ose ushtrojnë presion fizik ndaj deputetëve.

“Kur një grup shkon për të ushtruar presion fizik ndaj deputetëve, jemi në rrethana të tjera. Protestuesit paqësorë do t’i trajtojmë me respekt, ndërsa ata që përdorin dhunë nuk përfaqësojnë protestën paqësore”, deklaroi kryeministri.

Rama shtoi se, sipas tij, ata që zgjedhin përplasjen dhe dhunën nuk do të arrijnë objektivat e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related