“Rama tenton të mbajë…”/ Deputetët e PD në Asamblenë e PE, Bylykbashi: Beleri dhe Salianji hakmarrje politike

Data

Deputetët e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi kanë vizituar sot Asamblenë e Parlamentit Europian, ku kanë shpalosur ankesat e tyre për çështjet e izolimit të Sali Berishës dhe arrestimeve të Ervin Salianjit dhe Fredi Belerit.
Në fjalën e tij, Bylykbashi vuri theksin tek synimi i qeverisë për mbajtjen e pushtetit me vota të blera nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe presionit të pushtetit.

Bylykbashi bëri një përmbledhje të situatës politike me të cilën po përballet Partia Demokratike këto tre vite të cilat sipas tij vijnë nën sulmet e vazhdueshme të kryeministrit.
“Rama ka përdur të gjitha mjetet, përfshirë drejtësinë e kapur politikisht për të rrënuar PDSH-në dhe opozitën dhe për ta nxjerrë jashtë sistemit politik. Ky sulm vazhdon edhe aktualisht” tha ai

RENDITJA E FAKTEVE NGA DEPUTETI OERD BYLYKBASHI NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË PPE
“- Vendimet e Gjykatës Kushtetuese po injorohen hapur. Institucionet e pavarura kontrollohen nga shumica qeverisëse.
– Mediat kapen apo ushtrohet presion dhe ka raste kur gazetarë gjithashtu janë kontrolluar dhe arrestuar pa urdhër gjykate.
– Gjyqësori është nën kontrollin politik ndërsa ekonomia është e centralizuar në duart e miqve të kryeministrit dhe oligarkëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related