Shehaj dhe Kapri në Policinë e Tiranës, kërkojnë informacion për protestuesit e shoqëruar

Data

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri kanë mbërritur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës për të kërkuar informacion mbi protestuesit e shoqëruar pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit.

Sipas deklaratës së Shehajt, gjashtë protestues janë shoqëruar nga Policia dhe janë dërguar në komisariate të ndryshme të kryeqytetit.

“Janë shoqëruar 6 protestues. Dy janë në Komisariatin Nr. 1, dy në Komisariatin Nr. 2 dhe dy në Komisariatin Nr. 4. Do të shkojmë t’i takojmë, pasi u dhunuan para kamerave dhe duam të verifikojmë edhe mënyrën se si janë trajtuar në komisariate,” u shpreh Shehaj.

Ai shtoi se ka kërkuar informacion edhe për arsyet e shoqërimit të Dritan Goxhajt dhe protestuesve të tjerë, duke theksuar se do të vizitojë secilin komisariat ku ndodhen të ndaluarit për të ndjekur nga afër procedurat e ndjekura nga Policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related