Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin nacional Lushnjë–Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një automjet tip Volkswagen, duke shkaktuar plagosjen e një gruaje të moshuar, e cila u transportua me urgjencë në Spitalin e Lushnjës. Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ndërhynë forcat e ushtrisë, të cilat ndihmuan në disiplinimin e trafikut deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Grupi hetimor dhe specialistët e qarkullimit rrugor kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
