Pas shoqërimeve nga policia, protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Data

Pas shoqërimit të disa protestuesve gjatë tensioneve të regjistruara në protestën para Kuvendit, një grup qytetarësh është mbledhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e të shoqëruarve dhe gjatë tubimit kanë artikuluar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar hetimin dhe arrestimin e tyre.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, në ambientet e Drejtorisë së Policisë kanë mbërritur edhe deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Shoqërimet u kryen pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si edhe goditje me vezë ndaj disa automjeteve të deputetëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related