Protestuesja me fëmijën rikthehet para Policisë së Tiranës: “Duam ndryshim, nuk do të ndalemi”

Data

Një nga protestueset që tërhoqi vëmendje në ditët e fundit për pjesëmarrjen në tubime së bashku me fëmijën e saj të mitur, është rikthyer sot në protestën e zhvilluar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ajo iu bashkua qytetarëve të mbledhur pas shoqërimit të disa aktivistëve gjatë tensioneve të regjistruara në protestën para Kuvendit, duke shprehur pakënaqësinë e saj ndaj qeverisë dhe institucioneve.

Në deklaratën e saj për mediat, protestuesja u shpreh se protestat do të vazhdojnë derisa, sipas saj, të ketë ndryshim politik. Ajo kërkoi që institucionet e drejtësisë të veprojnë mbi çështjet që janë nën hetim dhe kritikoi faktin që, sipas saj, pas një muaji protestash, kërkesat e qytetarëve nuk janë marrë në konsideratë.

Protestuesja deklaroi se është e vendosur të vazhdojë pjesëmarrjen në protesta, duke theksuar se e bën këtë për të ardhmen e fëmijës së saj dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Gjatë tubimit para Policisë së Tiranës, qytetarët kërkuan lirimin e protestuesve të shoqëruar dhe vijuan me thirrje kundër qeverisë, ndërsa situata u zhvillua nën praninë e forcave të Policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related