Teksa në Sheshin “Skënderbej” vijon grumbullimi i pjesëmarrësve në protestën e 28-të kundër qeverisë, një qytetar ka shprehur kritika të forta ndaj politikave të qeverisë, duke deklaruar se vendimet e marra kanë dëmtuar interesat e qytetarëve.
Sipas tij, pasuritë publike po u kalojnë personave të afërt me qeverinë, ndërsa qytetarët nuk kanë përfituar nga projektet e ndërmarra.
“Gjithçka na ka shtyrë të dalim, çdo vendim i Ramës është antishqiptar, me shkatërrimin e pronës. Populli nuk ka përfituar asgjë. Tani ka hapur Paketën e Maleve që është e vjedhjes së maleve,” u shpreh protestuesi.
Ai kritikoi gjithashtu projektin e hidrocentralit të Skavicës, duke pretenduar se ai do të ketë pasoja për banorët e zonës.
“Projekti i Skavicës është antishqiptar, sepse përmbyt tokat, trojet dhe shtëpitë. Jam këtu për të gjitha këto shqetësime,” deklaroi qytetari.
Protesta e kësaj të shtune po zhvillohet në Tiranë me pjesëmarrjen e qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit, të cilët kanë paraqitur kërkesa dhe shqetësime të ndryshme lidhur me qeverisjen dhe politikat publike.
