Vogëlushi tërheq vëmendjen në protestë me pankartën e tij: “Mos hiqni dorë kurrë”

Data

Një moment i veçantë është shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku një vogëlush tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve dhe mediave me pankartën e përgatitur prej tij.

Në pankartë shkruhej: “Jeni tërbuar si qentë Dingo, do t’ju hanë kokën këta flamingo.”

I pyetur nga gazetarët, i mituri tregoi se pankartën e kishte realizuar vetë dhe se është nxënës i klasës së gjashtë.

“Pankartën e kam bërë vetë, jam në klasën e gjashtë. Mesazhi: Mos u dorëhiqni kurrë”, u shpreh ai.

Prania e familjeve dhe e të rinjve ka qenë një nga elementët e dukshëm të protestës së kësaj të shtune në Tiranë, ku qytetarët janë mbledhur për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related