Vasili publikon letrën e Ilir Metës për çështjen e detit: Presidenti kërkoi sqarime për zgjerimin e 12 miljeve të Greqisë

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka rikthyer në vëmendje një letër të ish-Presidentit Ilir Meta, drejtuar kryeministrit Edi Rama në gusht të vitit 2020, lidhur me çështjen e zgjerimit të ujërave territoriale të Greqi me 12 milje në Detin Jon.

Në postimin e tij, Vasili thekson se Meta kishte kërkuar sqarime zyrtare nga qeveria shqiptare mbi komunikimet me palën greke, qëndrimin e Shqipërisë dhe hapat institucionalë që po ndërmerreshin në lidhje me këtë proces.

Sipas dokumentit të publikuar, ish-Presidenti kishte ngritur shqetësime për deklaratat e ndryshme publike të bëra në atë kohë nga përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve të tjera lidhur me negociatat detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në letër përmenden gjithashtu edhe debatet juridike mbi bazën ligjore të procesit, si dhe interpretimet që lidhen me të drejtën ndërkombëtare të detit.

Petrit Vasili thekson se në atë periudhë pati reagime edhe nga studiues dhe ekspertë të së drejtës, të cilët ngritën pikëpyetje mbi mënyrën sesi po zhvilloheshin negociatat për kufirin detar.

Sipas tij, dokumenti evidenton kërkesat për transparencë institucionale dhe nevojën për sqarime mbi funksionimin e grupit negociator dhe raportin mes institucioneve shqiptare në trajtimin e çështjes së detit me Greqi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related