SHBA paralajmëron reduktim drastik të pranisë ushtarake në NATO, Evropa përballet me barrë më të madhe sigurie

Data

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar aleatët e saj në NATO për një plan që synon reduktimin e ndjeshëm të kontributit amerikan në forcat ushtarake të Aleancës, duke shtuar presionin mbi vendet europiane për të marrë më shumë përgjegjësi në mbrojtjen e kontinentit.

Sipas raportimeve të medias gjermane Der Spiegel, ndryshimi strategjik u prezantua në një takim konfidencial në Bruksel nga Alexander Velez-Green, i dërguar i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Plani parashikon:

  • Reduktimin e flotës luftarake amerikane me një të tretën;
  • Tërheqjen e dy aeroplanmbajtësve;
  • Uljen e numrit të bombarduesve strategjikë dhe shkatërruesve;
  • Ndërprerjen e furnizimit me nëndetëse amerikane në rast krizash europiane;
  • Transferimin tek vendet europiane të përgjegjësisë për dronët zbulues.

Megjithatë, autoritetet amerikane kanë konfirmuar se mburoja bërthamore e Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbetet e pandryshuar.

Zëdhënësja e NATO, Allison Hart, deklaroi se ky është një rregullim i nevojshëm i ekuilibrave brenda Aleancës.

“Historikisht ka pasur mbështetje të tepruar në aftësitë e SHBA-së. Ndërsa Evropa dhe Kanadaja investojnë më shumë në mbrojtje, balanca e përgjegjësisë mund të ndryshojë”, u shpreh ajo.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kërkuar që aleatët europianë të miratojnë masa konkrete për rritjen e kontributit të tyre ushtarak, përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s më 18 qershor.

Nga ana tjetër, drejtues të lartë të Aleancës kanë tentuar të qetësojnë shqetësimet për dobësimin e pranisë amerikane në Europë.

Komandanti Suprem i NATO-s, Alexus Grynkewich, po monitoron situatën për të garantuar që të mos krijohen boshllëqe në parandalimin ushtarak.

Ndërsa Presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, deklaroi se nuk bëhet fjalë për një shkëputje të SHBA-së nga Europa, por për një “ndarje më të drejtë të barrës së sigurisë” brenda Aleancës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related