“Demokracia ka bërë hapa pas”, Erinda Ballanca kritikon mazhorancën për çështjen e imunitetit të Ballukut

Data

Ish-Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, deklaroi se demokracia në Shqipëri vazhdon të përballet me probleme thelbësore, ndërsa kritikoi mënyrën sesi u trajtua çështja e imunitetit të Belinda Balluku.

Në një intervistë televizive, Ballanca u shpreh se ekziston një hendek i madh mes funksionimit të institucioneve “në letër” dhe realitetit konkret në vend.

“Demokracia në Shqipëri ka probleme thelbësore. Problematika që ne kemi është ajo mes Shqipërisë në letër dhe Shqipërisë në realitet”, deklaroi Erinda Ballanca.

Ajo u ndal veçanërisht te debati mbi imunitetin parlamentar dhe raportin e mazhorancës me drejtësinë, duke e cilësuar rastin e Belinda Balluku si një regres për standardet demokratike.

“Në rastin e zonjës Balluku ka qenë një hap pas dhe një regres i qartë në cilësinë e demokracisë në vend. Ky ishte nga ato hapa që minojnë besimin”, u shpreh Ballanca.

Sipas saj, një nga problematikat kryesore të evidentuara edhe në raportet ndërkombëtare lidhet pikërisht me mënyrën sesi trajtohen rastet e zyrtarëve që gëzojnë imunitet politik.

Ndërkohë, debati është intensifikuar edhe më tej pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë në seancë plenare kërkesën e opozitës lidhur me çështjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related