Irani akuzon SHBA-në për provokime në Gjirin Persik, Araghchi: Veprimet amerikane po minojnë besimin në negociatat për paqe

Data

Iran ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për veprime që, sipas Teheranit, po dëmtojnë besimin në procesin diplomatik dhe përpjekjet për ruajtjen e paqes në rajon.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, gjatë një bisede telefonike me homologun turk Hakan Fidan, kritikoi lëvizjet ushtarake amerikane në Gjiri Persik, duke i cilësuar ato si provokuese dhe destabilizuese.

Sipas një komunikate zyrtare të publikuar nga agjencia iraniane ISNA, Araghchi deklaroi se “provokimet e fundit nga forcat amerikane në Gjirin Persik dhe veprimet që synojnë shkeljen e armëpushimit kanë nxitur dyshime rreth seriozitetit të palës amerikane në procesin diplomatik”.

Deklaratat e Teheranit vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa vijojnë përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e armëpushimit dhe shmangien e një përshkallëzimi të ri ushtarak në Lindjen e Mesme.

Analistët vlerësojnë se retorika mes Iranit dhe SHBA-së mbetet e tensionuar, ndërsa lëvizjet ushtarake dhe negociatat diplomatike po ndiqen me shqetësim nga komuniteti ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related