Nuk përmbahet Trump, sulmon ashpër Zelensky: Po i japim miliarda dikujt që refuzon të bëjë marrëveshje për…

Data

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për refuzimin, për të bërë një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës që shpërtheu në vitin 2022.

Trump tha se janë duke i dhënë miliarda dollarë dikujt që refuzon të nënshkruaj një marrëveshje për vendosjen e paqes në vend

“Ne vazhdojmë t’i japim miliarda dollarë dikujt që refuzon të bëjë një marrëveshje”, thaTrump, i cili do të kërkojë rizgjedhjen më 5 nëntor .

“Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë, jam i sigurt se ai është biznesmeni më i mirë në planet”, shtoi manjati me sarkazëm gjatë një paraqitjeje në fushatën në Karolinën e Veriut.

“Kaq shumë të vdekur, çdo marrëveshje, madje edhe marrëveshja më e keqe, do të ishte më e mirë në situatën që ndodhen,” vazhdoi ai.

“Ju keni një vend që është fshirë nga harta, ai nuk mund të rindërtohet,” shpjegoi zoti Trump. “Do të duhen qindra vjet për t’u rindërtuar. Nuk do të kishte para të mjaftueshme edhe nëse i gjithë planeti do të mblidhej së bashku”, tha ai.

Gjithashtu, Donald Trump fajësoi presidentin demokrat në largim Joe Biden dhe zëvendëspresidentin e tij dhe rivalen presidenciale Kamala Harris për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, duke thënë se ai do t’i jepte fund nëse zgjidhej më 5 nëntor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related