Momente paniku në Elbasan–Peqin, autoboti me gaz përfshihet nga flakët

Data

Momente paniku janë regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, ku një mjet tip autobot me gaz është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes.

Fatmirësisht nuk ka pasur shpërthim, çka do të sillte pasoja shumë të rënda për mjetet e tjera që qarkullonin në këtë aks të ngarkuar, si edhe për kalimtarët e rastit.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe krijimi i një zone sigurie bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e një tragjedie. Trafiku u menaxhua përkohësisht deri në neutralizimin e rrezikut.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që grupi hetimor të kryejë verifikimet për të përcaktuar origjinën e flakëve. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related