Buxheti 2025/ Nga “bonusi elektoral” i Ramës deri tek përplasjet me PD, çfarë ndodhi sot në Kuvend?

Data

“Buxheti 2025” ka shkaktuar përplasje të forta në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Punimet në seancën maratonë të buxhetit të shtetit janë ndërprerë pa nisur ende. Shkak janë bërë protestat e deputetëve të opozitës në momentin që në foltore është ngjitur kryeministri Edi Rama i cili kishte në ‘plan’ për të folur rreth propagandës së tij.

Fillimisht deputetët e opozitën nuk kanë lejuar Ramën të flasë dhe për këtë ishte vetë kryeministri që kërkoi 5 minuta pushim, kërkesë që u miratua nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Pasi u qetësua situata, kryeministri Edi Rama nisi premtimet e tij elektorale njësoj sikur të ishte në vitin e parë qeverisës.

Pavarësisht se 12 vitesh qeveria shqiptare ka braktisur moshën e tretë, Rama në prag të zgjedhjeve është “zgjuar” duke i premtuar dy bonuse me qëllim që socailistët të “rrëmbejë” vota nga kjo kategori.

Rama u shpreh se çdo i moshuar i cili e ka pensionin më të ulët se 200 mijë në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 mijë në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë se 200 mijë, do të marrin një bonus me vlerë 100 mijë lekësh të vjetra.

“Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afër 100 mln eurosh për bonusin e tyre të funditit që do të ndahet në 2 shkallë. Ata që kanë një pension deri në 20 mijë lekë të reja, do të marrin 3 fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro, ndërsa ata që kanë pension më të madh ese 20 mijë lekë do të marrin 2 fishin e mëparshëm, pra 100 euro. Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre me pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”, tha Rama.

Rama tha se bonusi i parë do të jetë në fund të vitit, ndërkohë i dytë do të jepet për pensionistët në prag të zgjedhjeve paralamentare.

“Nga ana tjetër ky nuk është i vetmi hap. Paralelisht me shpërndarjen e bonusit të fundvitit, në ditët para dhjetorit, ne do krijojmë pranë Bankës së Shqipërisë, fondin e një bonusi të dytë. Ky bonus i dytë do jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurve vjetore të pensionistëve dhe do jepet në hyrje të çdo pranvere. Me këto dy bonuse vjetore plus indeksimin e përvitshëm, pensionistët do të mund të prekin kuptimin e shifrave të rritjes shembullore të ekonomisë”, njoftoi Rama.

  • Deputetët e PD-së i kërkojnë llogari: Ku janë paratë e Becchettit?

Teksa kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në seancën plenare për të folur për buxhetin, deputetët e PD-së i kanë kërkuar llogari për paratë që biznesmeni italian Francesco Becchetti i mori Shqipërisë në arbitrazh.

Ligjvënësit demokratë po i kërkonin llogari kryeministrit Rama, ndërsa kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ku drejtua duke i thënë “Ku janë paratë e Bechetit?”.

Ndërsa Rama i injoroi, dhe dha lajmin se për bonusin e pensionistëve është parashikuar një fond prej 100 mln euro, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën si do të shpërndahet.

  • Rama ofendon opozitën dhe braktis seancën: Ju jeni mbeturina!

Për rreth 30 minuta, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim propagandues në kuadër të “buxhetit 2025” duke na treguar se në Shqipëri qytetarët nën qeverisjen e tij po hanë me “lugë floriri” por realiteti tregon varfëri të skajshme të të gjithë popullatës.

Gjatë fjalës në Kuvend, Rama nuk harroi të ofendonte opozitën për të cilën tha se janë mbeturina të së shkuarës, duke paralajmëruar se nuk do të vijnë dot kurrë në pushtet.

“Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë më keq do dilni herën tjetër Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë”, tha Rama.

Pas fjalës, kryeministri Edi Rama njësoj si herët e tjera braktisi sallën e Kuvendit duke mos dëgjuar replikën e opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related