Policia në Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik dhe Policinë Bashkiake, ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
Sipas autoriteteve, subjektet dhe individët që kanë përdorur këto hapësira për parkim, shitblerje apo dhënie me qira të automjeteve do të përballen me masa ndëshkuese, përfshirë gjoba dhe procedime penale.
Gjatë aksionit, automjetet do të largohen nga hapësirat e zëna, ndërsa kontrollet pritet të shtrihen në të gjithë qytetin në ditët në vijim.
Policia u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të respektojnë ligjin dhe të mos përdorin hapësirat publike për përfitime private të paligjshme.
