Policia dhe ARRSH nisin aksion për lirimin e hapësirave në rrugët kombëtare

Data

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, për nisjen e një aksioni të gjerë për lirimin e hapësirave në rrugët kombëtare.

Aksioni, që pritet të fillojë javën e ardhshme, synon pastrimin e brezit të sigurisë në akset rrugore dhe krijimin e korridoreve të gjelbra, duke rritur sigurinë rrugore.

Policia do të angazhohet në mbështetje të plotë të ARRSH-së, ndërsa paralelisht do të merren masa administrative dhe penale ndaj personave që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme hapësirat pranë rrugëve.

Nga ana tjetër, ARRSH ka nisur identifikimin dhe paralajmërimin e bizneseve për heqjen e ndërtimeve, tabelave reklamuese, depozitimeve dhe çdo përdorimi tjetër të paautorizuar brenda kufirit rrugor.

Autoritetet bëjnë apel për respektimin e ligjit, ndërsa kontrollet do të shtrihen në të gjithë rrjetin rrugor kombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related