Partia Demokratike e Shqipërisë do të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë kombëtare në Tiranë, me në fokus kërkesat për largimin e qeverisë së Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit, duke e cilësuar atë si një “kryengritje paqësore”.
“Detyrë e çdo shqiptari është të bashkohemi në rrugë dhe sheshe për të treguar forcën tonë”, është shprehur ai në një komunikim me mbështetësit.
Protesta zhvillohet në një ditë simbolike, pasi përkon me Sulltan Novruzi, si dhe me përvjetorin e 22 marsit 1992, që shënon fitoren e parë të demokratëve në zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit.
Organizatorët synojnë një pjesëmarrje të gjerë qytetare, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet protesta dhe nëse do të ketë përplasje apo do të mbetet në kuadër paqësor.
