Pas urdhër arresteve të lëshuara pasditen e së enjtes nga SPAK në Bashkinë e Tiranës, ka reaguar deputeti i PL-së Petrit Vasili.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Vasili akuzon qeverinë Rama se kultivon vetëm hajdutë.
Sipas Vasilit s’ka ditë dhe javë që të mos dalin në dritë hajdutë shpërdorues dhe të korruptuar rilindas pa fund të moshave dhe gjinive të ndryshme.
Postimi i plotë i Vasilit:
Rama dhe sera rilindase, qe kultivon vetem hajdute!
S’ka dite dhe jave qe te mos dalin drite hajdute shperdorues dhe te korruptuar rilindas pa fund.
Jane nga te gjitha moshat nga te rinj qe sapo kane filluar pune deri nga ata qe jane afer fundit te karieres.
Ka meshkuj, por ka me shumice edhe femra.
Ka nga kryeministri e deri tek nje specialist i vogel, boll qe e ka nje firme ne dore.
Ka deputete, ka kryetare bashkie, ka shefa policie, ka drejtore gjithfaresh e ç’nuk ka.
Ka me cv te bukura ka edhe pa cv fare.
Ka qe jane te certifikuar e denuar si keqberes ka dhe nga ata qe hiqen si shenjtore e te ndershem sa edhe prostitutat.
Ka qe vjedhin miliarda euro si kryeministri e ministrat, ka qe vjedhin dhjetra milion euro, ka te tjere te vegjel fare neper zyra, qe vjedhin qindra mijra leke ne dite.
Ka plot qe i vjedhin duke bere tendera te falsifikuar me 99.99% te vleres.
Ka qe vjedhin duke bere e zhbere rruget nga nje qind here.
Ka qe i vjedhin leket duke lejuar kultivimin e droges.
Ka qe i vjedhin leket duke lejuar hyrjen e daljen e droges.
Ka qe i vjedhin leket duke fallsifikuar e zhdukur dokumenta pronash.
Ka qe i vjedhin leket per emerimet ne pune.
Ka qe i vjedhin leket me shantazhe gjobash tatimore pa mbarim.
Ka qe i vjedhi leket me kercenime per largim nga puna.
Ka qe i vjedhin leket me kercenim se do tu prishin pronen.
Ka qe i vjedhin leket duke hequr ndihmen ekonomike.
Te gjithe sojet e llojet e vjedhjeve i gjen ne serën e hajduteve te kryehajdutit Edi Rama.
Edi Rama firmos vetem hajdute ne punet e shtetit.
Sera e Edi Rames kultivon vetem variete hajdutesh dhe plaçkitesish pa mbarim.
